Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimit për emërimin e Komisionit ad-hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese të Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, raporton Ekonomia Online.
Ministri Faton Peci, ka thënë se zgjedhja e drejtori ekzekutiv bënë një hap të rëndësishëm për menaxhimin dhe drejtimin e kësaj agjencie, ku sipas tij, është agjenci kyçe në implementimin e politikave zhvillimore të bujqësisë në vendin tonë.
“Zgjedhja e drejtori ekzekutiv bënë një hap të rëndësishëm për menaxhimin dhe drejtimin e kësaj agjencie si agjenci kyçe në implementimin e politikave zhvillimore të bujqësisë në vendin tonë. Drejtimi i suksesshëm i kësaj agjencie është thelbësore për arritjen e objektivave tona strategjike në këtë sektor për sigurimin e një zhvillimi të qëndrueshëm dhe konkurrues të bujqësisë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Përzgjedhja e kryesuesit të ri të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë do të jetë një hap tjetër i rëndësishëm dhe domethënës për sektorin e bujqësisë”, ka thënë ai.