Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën propozimvendimin për emërimin e Ridvan Hotit zëvendësdrejtor ekzekutiv për trajtim të burgosurve në Shërbimin Korrektues të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se procedura është bërë në harmoni me legjislacionin në fuqi.
“Në harmoni me legjislacionin përkatës në fuqi pas njoftimit nga Komisionin Ad hoc për renditjen përfundimtare të kandidatëve me procedurën e rekrutimit paraqes para jush, Ridvan Hotin, për emërim si zëvendësdrejtor ekzekutiv për trajtim të të burgosurve në Shërbimin Korrektues të Kosovës”, ka thënë ai.