Qeveria ende s’i ka siguruar votat për miratimin e Kodit Civil

Prishtinë | 13 Qer 2024 | 12:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ende nuk i ka siguruar votat për ta kaluar Kodin Civil, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka konfirmuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se ende nuk e dinë nëse do të kalojë, porse nuk do të heqin dorë.

“Nuk mund ta procedojmë në Kuvend përderisa nuk e dimë nëse do kalon. Ne nuk kemi hequr dorë nga ai dokument, sepse nuk i negociojmë të drejtat e njeriut, është obligim edhe i opozitës te marrin pjesë ne votim”, ka thënë Haxhiu.

Këto komente Haxhiu i dha në një konferencë për media pas mbledhës së Qeverisë.

Të ngjashme