Lëvizja “FOL” ka mbajtur konferencë për medie me ç’rast ka publikuar raportin “(Mos) zbatimi i Ligjit për Deklarim të Pasurisë nga Qeveria Haradinaj, Kurti 1 dhe Hoti”, raporton Ekonomia Online.
Mexhide Dumolli drejtoreshë e Lëvizjes “FOL”, tha se viti 2020 është karakterizuar me ndërrim të qeverive gjë që e cila ka shërbyer si sfidë për deklarimin e pasurisë nga zyrtarët publik.
Dumolli tha se sipas të gjeturave Agjencia ka dështuar.
“Të gjithë jemi dëshmitar se viti 2020 është karakterizuar me ndërrim të tri qeverive dhe kjo ka bërë sfidë për deklarimin e pasurisë, jo të gjithë ministrat, kryeministrat kanë respektuar ligjin për deklarimin e pasurisë brenda periudhë së paraparë kohore”.
“Ne kemi hulumtuar, dhe ajo se çfarë mund të themi Agjencia ka dështuar pasi që kemi numër të madh të atyre që nuk e kanë deklaruar se siç ka kërkuar Ligji”.
Albana Hasani hulumtuese në “FOL” tha se Qeveria Haradinaj, Hoti e Kurti 1 nuk kanë respektuar afatet ligjore për deklarimin e pasurisë, raporton EO.
“Nga 131 ministra e zv.ministra në qeverinë Haradinaj vetëm 61 prej tyre e kanë deklaruar pasurinë, në Qeverinë Kurti 1 nga 45 ministra dhe zv.ministra vetëm 21 prej tyre nuk e kanë deklaruar ndërsa në atë Hoti nga 77 prej tyre vetëm 32 e kanë deklaruar pasurinë”.
“Deklarimi i pasurisë përveç rritjes së transparencës ka efekt të madh në forcimin e besimit të publikut te institucionet shtetërore. Nga të gjeturat kryesore të raportit nga ministrat dhe zv.ministrat nga 131 ministra e zv.ministra të Qeverisë Haradinaj vetëm 61 prej tyre kanë respektuar afatin për deklarimin e pasurisë mirëpo me rastin e shkarkimit asnjëherë prej tyre se ka deklaruar”.
“Nga 45 ministrat dhe zv.ministrat në Qeverinë Kurti 1 vetëm 21 prej tyre e kanë deklaruar dhe 15 prej tyre e kanë bërë deklarimin pas dorëzimit të detyrës, nga 77 ministra dhe zv.ministra në Qeverinë Hoti vetëm 32 prej tyre e kanë deklaruar pasurinë me rastin e emërimit dhe asnjë prej tyre nuk e ka bërë deklarimin me rastin e dorëzimit të detyrës”.