Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap për ndryshimin e pagës minimale edhe pas 8 muajve të propozimit të Këshillit Ekonomiko-social (KES) për rritje të saj.
KES në fund të vitit 2017 kishte propozuar që paga minimale të rritet në 250 euro. Aktualisht ajo është 130 euro për punëtorët nën moshën 35-vjeçare dhe 170 për punëtorët mbi këtë moshë, shkruan Koha Ditore.
Këshillin Ekonomiko-Social e kryeson Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe e njëjta e ka për detyrë t’i përcjellë propozimet e këtij këshilli për miratim në Qeveri.
Në këtë ministri thonë se propozimi për rritje të pagës minimale në 250 euro është dërguar në Qeveri, porse deri më tani nuk është vendosur në rend dite për aprovim.