Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, sot ka dalë me një video ku i numëron ngjarjet kryesore të muajit nëntor.
Ai jehonë i dha nënshkrimit të marrëveshjes për lirinë e lëvizjes me letërnjoftime me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, por marrëveshjen për targat të Brukselit e la jashtë numërimit.
Si sukses tjetër ai përmendi dy fitoret në Gjykatën e Arbitrazhit.
“Fillimisht Telekomi i Kosovës fitoi rastin për padinë që rrezikonte humbjen e 10 milionë eurove, e pastaj dy javë më vonë fituam rastin e padisë ndaj shtetit me vlerë të pretenduar rreth 30 milionë euro”.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FGOVRKS%2Fvideos%2F456181119976973%2F&show_text=false&width=560&t=0