Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, ka kërkuar nga kabineti qeveritar që t’i kompensohet pensionimi i gruas komandantit të Kumanovës, Ismet Jasharit, e cila ka qenë keq me shëndet dhe nuk është lajmëruar për vazhdimin e pensionimit dhe i është ndaluar.
“Zonja Habibe Jashari ka qenë duke marr trajtim shëndetësor dhe nuk ka pasur mundësi të lajmohet dhe i është ndaluar pagesa e pensionimit për atë periudhë dhe kërkoj të paguhen mjetet e papaguara 18 mijë euro”, tha Reçica.
Ekzekutivi ka marrë vendim që asaj t’i jepen 18 mijë euro.