Qeveria ia vazhdon mandatin Agron Mustafës, ja kush po synon t’ia zërë vendin

Prishtinë | 25 Shk 2018 | 14:25 | Nga

Komisioni Ndërministror i Qeverisë së Kosovës, që ka i në kompetenca Ndërmarrjet Publike, ia vazhdoi mandatin për tre muaj Agron Mustafës, një vendim që drejtori i Financave i Telekomit të Kosovës, Nuredin Krasniqi, po provon ta sfidojë. Krasniqi, që mbahet në mend si drejtori që falimentoi Bankën Kreditore Prishtina, për 10 muaj del në pension, por me vendimet e tij që i ka prishur gjykata, ai e ka dëmtuar Telekomin në shumën prej 4.5 milionë euro, shkruan Veriu.info.

Vetëm në një rast, derisa Mustafa ndodhej në Spital duke operuar një të afërm, ai kreu pagesat e bonuseve të Bordit, duke shfrytëzuar disa orë që drejtori po mungonte, edhe pse nuk ishte i autorizuar të bëjë këtë. Brenda disa orësh u morë vendimi dhe u paguan bonuset nga Nuredin Krasniqi, ekzekutim qe do të vlerësohej “i rrufeshëm”.

Qeveria e Kosovës, saktësisht, Komisioni Ndërministror për Ndërmarrjet Publike, i cili ka për detyrë të mbikëqyrë dhe raportojë për ndërmarrjet publike, vendosi që Agron Mustafës, drejtorit aktual të Telekomit të Kosovës, t’ia vazhdojë mandatin për 3 muaj, në mungesë të bordit të ndërmarrjes dhe konkursit të ri, që do të duhej të shpallej dhe të zgjidhte drejtorin e ri.

Vendimi për zgjatjen e mandatit u morë gjatë ditës së premte nga Komisioni Ndërministror për Ndërmarrjet Publike, pasi drejtorit aktual, Agron Mustafës, mandati i kaloi gjatë javës së kaluar; dhe në mungesë të bordit të kompanisë, Telekomi i Kosovës, u ndodhë në një situatë të paprecedentë ligjore.

Telekomi i Kosovës nuk ka bord, që do të duhej të emërohej dhe të shpallte konkursin për drejtor të ri, në mënyrë që më pas, nga kandidatët më të sukesshëm, ta zgjidhej potencialisht drejtori që do të menaxhojë për 3 vitet e ardhshme Telekomin e Kosovës.

Kjo situatë nxori në skenë njerëzit dhe grupet e interesit, të cilat prej kohësh kanë dëmtuar kompaninë, Telekomin e Kosovës, por kanë arritur të mbajnë pozitat e tyre në saj të lidhjeve politike.

Njëri prej tyre, Nuredin Krasniqi, drejtor aktual i Financave në Telekomin e Kosovës, ka kërcënuar dhe shantazhuar persona të caktuar, duke iu thënë atyre se “do ta shohin” sapo nga pozita të shkojë drejtori Agron Mustafa, shkruan ky portal.

“Nuredin Krasniqi duke u ndjerë i fuqishëm përms lidhjeve politike ka mbjellë pasiguri dhe rrëmujë në Telekomin e Kosovës. Ka kërcënuar drejtues të departamenteve që kanë nënshkruar kontrata para disa kohësh, duke iu thënë atyre se kush i’u ka thënë të nënshkruani. Edhe pse kontatat janë nënshkruar dy muaj më herët, ai ka pretenduar se të njëjtat nuk do të duheshin të bëheshin atëherë, por tani kur ai të vijë në pozitë”, tha një burim brenda Telekomit të Kosovës.

Zyra për Media e Telekomit të Kosovës, nuk ka thënë asgjë në lidhje me këto, por Drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, tha se jashtë fjalëve të njerëzve është me rëndësi të ruhet stabiliteti dhe qëndrueshmëria e ndërmarrjes.

“Jam i informuar për vendimin e Komisionit Ndërministrorë për Ndërmarrjet Publike, për të vazhduar mandatin tim. Konsiderojë se është një vendim para së gjithash për të ruajtur stabilitetin e kompanisë, Telekomit të Kosovës, derisa kjo e fundit të bëhet me bord dhe me drejtor të ri. Është një vendim për 3 muaj. Do ta ruajmë stabilitetin dhe qëndrueshmërinë. Një vendim i drejtë për Telekomin e Kosovës”, tha drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa për Veriu.info.

Në lidhje me kërcënimet dhe shantazhet që ka bërë drejtori financiarë, Nuredin Krasniqi, Agron Mustafa tha se nuk ka informatë të tillë.

“Gjithsesi, nëse është e vërtetë një informatë e tillë, është e dënueshme. Nuredin Krasniqi për 10 muaj del në pension dhe nuk mund ta kuptojë një gjë të tillë”, tha tutje Mustafa.

Por, pavarësisht se Mustafa duhet të ketë njohuri, por nuk rrëfen për stafin e tij, Nuredin Krasniqi, i ka sjellë dëme të konsiderueshme prej miliona eurove Telekomit të Kosovës.

Vlera e dëmeve nga kontestet prej vendimeve që ai ka marrë dhe më pas gjykatat ia kanë anuluar është rreth 4.5 milionë euro, vendime që kanë të bëjnë me staf dhe kompani.

“Një person i tillë në krye të një kompanie është i frikshëm. Jo vetëm 4,5 milionë euro, por njeriu që njihet si falimentuesi i Bankës Kreditore Prishtina, Nuredin Krasniqi, ka shfrytëzuar rastin derisa Agron Mustafa ishte në spital për një periudhë disa orëshe duke operuar një person të afërm, ai kreu pagesa, edhe pse për këtë nuk kishte autorizim. Është një veprim i dënueshmë. Eshte vepër penale”, tha një zyrtarë i Telekomit të Kosovës në kushte anonimiteti.

Edhe pse zyra për media nuk pranon të komentojë, vendimi ilegal për pagesa i Nuredin Krasniqit, është bërë për bonueset e bordit.

“Pak kohë para se ti skadojë mandati Rexhep Gjonbalaj, mbajën një mbledhje ku vendosën ta shpërblejnë veten me bonuese. Drejtori Agron Mustafa, mungoi për disa orë për shkak të një familjarë i ngushtë po operohej në Spital. Bordi mori vendim dhe i dha vetes bonuese. Brenda dy tre orësh u krye edhe vendimi edhe pagesat. Rekord. Kjo u bë ngaqë Nuredin Krasniqi, pa pasur autorizim kreu pagesat. Kemi të bëjmë me një person që nuk ndalet para asgjëje kur janë në pyetje interest personale”, vijoi tutje zyrtari i Telekomit të Kosovës.

Pas vendimit të Komisionit Ndërministror, ne jemi mundur të marrim një përgjigjje, nga ministri Valdrin Lluka por ai tha se për këtë cështje do të duhet të bisedohet me këshilltarin e tij, Ibrahim Rexhepi, pasi ai ndodhej në rrugë.

Këshilltari Ibrahim Rexhepi, tha se do të përgjigjet së shpejti për këtë problem.

Pyetja ka të bëjë me faktin nëse falimentuesi i Bankës Kreditore Prishtina dhe personi që ka bagazh prej dhjetarë skandalesh në të gjitha institucionet ku ka qenë, Nuredin Krasniqi, me lobimin e vet, do të arrijë të ndikojë për tërheqjen e vendimit të Komisionit Ndërministrorë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme