Qeveria e Irakut, ka thënë se është duke hetuar një video e cila duket se tregon trupa që vrasin militantë të dyshuar të Shtetit Islamik të ndaluar në zonën e Mosulit.
Në pamjet, njerëzit që mbajnë uniformë hedhin një njeri të paarmatosur mbi një shkëmb. Pastaj gjuajnë trupin e tij të palëvizshëm, raportojnë mediat e huaja, transmeton Klan Kosova.
Një zëdhënës i ministrisë së brendshme irakiane sipas BBC, ka thënë se nëse videoja është autentike, ata që janë përgjegjës duhet të sillen para drejtësisë.
Grupet e të drejtave të njeriut thonë se kanë marrë raporte të shumta nga dëshmitari i torturës dhe ekzekutimeve në Mosul.
Sipas raportimeve, BBC nuk ishte në gjendje të verifikonte vërtetësinë e videos, ose të thoshte se kur dhe ku u filmua, transmeton Klan Kosova.
Por ato pamje janë postuar në internet nga blogja e Mosul Eye të mërkurën, dy ditë pasi kryeministri irakian zyrtarisht shpalli fitore mbi IS në qytet.
Të enjten trupat ende ishin duke pastruar pjesë të Qytetit të Vjetër, ku mund të fshihen pothuajse njëqind militantë, sipas koalicionit të udhëhequr nga SHBA që siguroi mbështetje ajrore dhe tokësore për operacionin pothuajse nëntë muajsh.