Qeveria japoneze dhuron pajisje në vlerë prej 1.3 milion euro për ShSKUK-në

Prishtinë | 07 Nën 2019 | 09:35 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria japoneze ka dhuruar pajisje për ShSKUK-në, raporton Ekonomia Online.

Pranim-dorëzimi i këtyre pajisjeve është bërë nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, dhe ambasadori i Qeverisë së Japonisë, Kiyoshi Koinuma.

Ministri Ismaili me këtë rast tha vlera e këtij donacioni është 1.3 milion euro, duke shtuar se pajisjet e dhuruar po u shërbejnë pacientëve duke u mundësuar që mos ta kërkojnë ndihmë në klinikat private.

“Ne sot patëm një vizitë nga ana e përfaqësuesit të qeverisë japoneze për donacionin që ka ardhur në QKUK. Pamë për së afërmi pajisjet në shumë klinika kanë filluar të përdoren, pacientët kanë filluar të marrin shërbime me pajisjet e reja duke u mundësuar atyre që mos të kërkojnë shërbime jashtë spitaleve publike”. 

“Këtu ku jemi shohim pajisjet donacion nga qytetarët e Japonisë nga taksa paguesit e qytetarëve të Japonisë dhe tregojnë në rëndësinë që kanë këto për realizimin e projekteve tona duke krijuar një qendër të tillë që t’i shërbeje qytetarëve për sulmet në tru diçka që ka munguar më herët dhe që shpesh herë ka sjellë më të keqen”.

Drejtori i ShSKUS-së, Basri Sejdiu, tha se me këtë donacion por edhe me investimeve vetanake po u mundësohet pacientëve të trajtohen në mënyrë profesionale dhe sa më lirë.

“Jemi këtu pranë pajisjeve të cilat kanë ardhur si donacion nga qeveria japoneze ku se bashku me ambasadorin dhe ministrin vizituam disa nga pajisjet”.

“Së bashku me investimet tona që i kemi planifikuar këtu ku jemi për herë të parë do të fillojë intervenimin në tru dhe javën e ardhshme presim edhe pajisjen të cilën e kemi ble dhe në kombinim me donacionin do të shërbejnë për të mirën e pacientëve që të trajtohen në mënyrë profesionale dhe sa më lirë”, tha Sejdiu.       

Ambasadori i Qeverisë së Japonisë, Kiyoshi Koinuma u shpreh se do të vazhdojnë ta përkrahin edhe më tej Kosovën.

“Kosova dhe Japonia kanë marrëdhënie të mira dhjetë vjetët e fundit. Ne do të vazhdojmë te mbështesim njerëzit në Kosovë”, tha ai.

Të ngjashme