Qeveria jordaneze ka mohuar se aeroporti ndërkombëtar dhe porti detar në qytetin portual të Akabës u evakuuan të dielën, pavarësisht një deklarate nga Ambasada Amerikane në Jordani.
Sipas zyrtarëve qeveritarë në Jordani autoritetet nuk kanë lëshuar asnjë urdhër evakuimi.
“Asnjë kërcënim i mundshëm nuk është regjistruar nga autoritetet përkatëse jordaneze në orët e fundit,” tha zëdhënësi Dr. Mohammad Al-Momani.
Sipas tij, sikur aeroporti, po ashtu edhe porti detar po funksionojnë normalisht.
Më parë, Ambasada Amerikane tha se aeroporti dhe porti detar në Akabë ishin evakuuar për shkak të një “kërcënimi specifik dhe të besueshëm”, pasi i këshilloi amerikanët në vend të mos udhëtonin në asnjërin terminal.