Besnik Bislimi, si doreza e kryeministrit për marrëveshjet e këqija në Bruksel, del për të satën herë në publik duke shpërfaqur qartazi se ai dhe shefi i tij e sheh opozitën si një kërcënim për autoritetin e tyre.
Akuzimi i anëtarëve të opozitës për tradhti është strategji për të dekurajuar kritikën për marrëveshjen e keqe.
Pushteti i Kurtit ka vënë në zbatim taktika për të trembur dhe për të pushuar zërat e opozitës, medies dhe shoqërisë civile të flasin kundër politikave ose veprimeve të qeverisë.
Akuzimi i opozitës për tradhti synon devijimin e vëmendjes së publikut larg dështimeve, skandaleve, korrupsionit dhe keqmenaxhimeve të qeverisë.
Ata demonizojnë opozitën duke na portretizuar si armiq të shtetit edhe për të nxitur perceptim negativ në sytë e publikut, duke e bërë më të lehtë legjitimimin e veprimeve ose opinionit të tyre për dëmet e shkaktuara tashmë këtij vendi.
Është e rëndësishme të theksojmë se akuzat për tradhti pushtetet i përdorin si një mjet për manipulim politik pikërisht për tradhëtinë që ata vet kanë bërë apo po e bëjnë.
Kot e keni. Nuk do të mund të ikni nga llogaridhënia.