Qeveria e Kosovës ka ndaluar ekzekutimin e vendimit të Këshillit të Odës se Avokatëve të Kosovës për rastin e Shaban Gogajt.
Ky rast, ku Gogaj akuzohet për vrasjen e Agonis Tetajt, është bllokuar, pas përjashtimit të Besnik Berishës, avokatit të Gogajt.
Oda e Avokatëve më pas vendosi që të mos dërgojë avokat tjetër mbrojtës për të pandehurin Gogaj dhe kështu dështuan disa seanca.
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës i është drejtuar Ministrisë së Drejtësisë me kërkesë për ndalimin e ekzekutimit të vendimit të Odës së Avokatëve”, ka propozuar vendimin, ministrja Haxhiu, në mbledhjen e qeverisë të enjten.
Propozimi është miratuar me shumicë votash në mbledhjen e ekzekutivit, raporton Paparaci.
Ministria e Drejtësisë para pak ditësh ka proceduar në Qeveri kërkesën që në mbledhjen e radhës të vendoset për ndalimin e ekzekutimit të vendimeve të Odës së Avokatëve të Kosovës.