Qeveria Kurti kundër Open Balkan pasi ia ka frikën dominimit të Ramës si lider i gjithë shqiptarëve

Prishtinë | 23 Qer 2022 | 00:59 | Nga Shpend Ahmeti

Duke ditur se Kosova po refuzon pjesëmarrjen në Open Balkan për shkak se

  • Është “iniciativë” e Serbise dhe se pjesëmarrja do të ishte e pabarabartë (pa dhënë argumente për këtë)

Dhe duke ditur se

  • Marrëveshja e sotshme për implementimin e marrëveshjes së 2015 që për VV ishte legjitimim i Serbisë në Kosovë dhe definitivisht është e pabarabartë

Konkludojmë se për Qeverinë e Kosovës më problem është prezenca e Shqipërisë (lexo: Rama) në forume sesa e Serbisë.

E kemi parë që Kurti nuk ka kurfarë problemi në ballafaqimin me Vuqiq në plotë forume ku pa drojë flet për krimet e Serbisë, mbulon argumente ka fakte etj.

Por e gjithë qeveria e Kosovës ka një kompleks inferioriteti të jashtëzakonshëm ndaj Ramës. Dhe Rama është mjeshtër kur vëren se dikush ka kompleks dhe e shfrytëzon në mënyren më brutale të mundshme sic u pa me fotografitë e përqafimeve (si prind) e deri te batutar me Sveclen, vëzhgimin e lëvdërimet e ministrave individual. Rama e dominoi mbledhjen.

Pra në Open Balkan qeveria nuk ia ka frikën Serbisë por dominimit të Ramës si lider i tre vendeve me kryeministër shqiptar. Ai e shfrytëzon mungesën e përvojës së hidhur me Serbine si derë me Vuqiqin, shqiptarët në Maqedoni si derë me Maqedoninë dhe lidhjet ndërkombëtaret si derë me Malin e zi.

Në mungesë kreativiteti, qeveria e Kosovës po duket si një fëmijë i lënduar që refuzon pjesëmarrjen në tavolinën e të mëdhenjve sepse frigohet se mund të lëndohet më shumë por nuk e sheh humbjen qe po e peson. Sic thonë amerikanët kur nuk je në tavolinë, je në menu.

Krejt kjo sagë e Open Balkan po duket si tentim i pavarësimit nga Shqipëria më shumë se sa nga Serbia.

“Me vëllaun në gjyq e me baxhanakun në deti – thotë një proverbe e jona.

Përderisa kemi komplekse ndaj Rames kjo do të duket kështu. Ai do të duket lojtar e ne fëmijë. E në fakt skemi nevojë. Ka vend e nevojë të punojmë bashkë që të shtojmë mirëqenien tonë. Ironia e sarkazmi i Rames e preciziteti e mprehtësia e Kurtit do ishin fatale për Serbine. Meqenëse nuk janë të njejtë nuk kanë çka konkurrojnë.

Por më me rëndësi në studio televizive të tregojmë kush është më i forti!

Të ngjashme