Deputeti i Kuvendit të Kosovës Behgjet Pacolli, sapo ka arritur në rezidencën e tij në Hajvali të Prishtinës.
Ai ateroi para gati një ore në Aeroportin Ndërkombetar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku edhe iu bënë kontrollat e nevojshme mjekësore të parapara në situatën pandemike.
Në deklarimin e tij para gazetarëve Pacolli tha se nuk e di se a do të futet në karantine apo jo, megjithatë tha se nuk do t’i rezistojë asnjë vendimi.