Qeveria e Kosovës ka shkarkuar Bordin e drejtorëve të ndërmarrjes publike “Drini i Bardhë” dhe emërimin e një bordi të përkohshëm.
Një vendim i tillë nga ana e ekzekutivit erdhi pas propozimit të ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Kjo e fundit deklaroi se pas vlerësimit të gjendjes dhe duke marrë parasysh raportin e Auditmit të Pasqyrave Financiare të viteve 2019 dhe 2020, vihet në përfundim se Bordi i emëruar më 18 qershor 2019 konsiderohet se ka qenë i pasuksesshëm.
“Pocesverbali i ndërmarrjes lë për të kuptuar se Bordi i drejtorëve ka ndërmarrë vendime në formimin dhe funksionalizimin e njësisë operative në Klinë, përkundër faktit që në tremujorin e parë të vitit 2021 ndërmarrja operon me humbje prej 36 mijë euro”, tha ajo.
“Njësia operative në Klinë nuk është paraparë me planin e biznesit për 2021, që do të thotë se nuk ekziston një plan paraprak për të hyrat, shpenzimet dhe veprimtarin që do të realizohet në këtë njësi operative”, deklaroi ajo.
Po ashtu, Qeveria të mërkurën votoi edhe për Bordin e përkohshëm të drejtorëve.
Kryesuese u votua Arjeta Zeka, ndërsa anëtarë Ilaz Halili, Arlinda Magbani dhe Ramiz Jukoviq.