Kryeministri i Republikës së Kosovës, për vite të tëra ka shqyer pantollat e këpucë duke shkuar “zhag” rrugëvë të Prishtinës teksa protestonte shpesh edhe dhunshëm në njërën anë kundër benefiteve që i jepeshin serbëve në veri për t’i integruar, e në anën tjetër “luftonte” si dragua për të drejtat e Luginasve, tregonte me saktësi se cka duhet e si duhet të veprohet atje, duke e përmendur shpesh nevojën për një spital atje, e që duhet të shkonte si donacion nga Kosova, e të gjitha këto, pra Kurti i bënte nën petkun e opozitarit, magjistarit i cili “realizonte” cdo kërkesë që i binte në mend.
E sot, kur mori besimin e qytetarëve, me premtimet e stilit sic e cekem më lartë, ai e bënë pikërishtë, saktësishtë të kundërtën e asaj që ka kërkuar, që ka proklamuar se do të duhet të bëhej, e që do të bënte kur një ditë do të merrte besimin e qytetarëve. Albin Kurti që e pranoi, e Mimoza Kusari që e arsyetoi dhurimin e 11 milion eurove për energjinë falas të serbëve në Veri, nuk iu intereson për qytetarët në lindje të Kosovës, për Luginasit të cilëve ua “lyente kokën me akull” saherë i takonte, e që ndër premtimet e shumta pra ka qenë edhe ndërtimit jashtëzakonisht i nevojshëm i një spitali rajonal që do t’i shërbente kryesishtë shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.
Qytetarët e Luginës së Preshevës sidomos tani në kohën e kësaj pandemie i kemi parë se sa të pasigurtë kanë qenë për t’u trajtuar nëpër spitalet serbe, sa largë e me sa shumë kosto i kanë pasur qendrat spitalore në Serbi, sa të vështirë e kanë pasur qasjen në spitalet e Kosovës, e krejt këto do të duhej të i tingëllonin më fuqishëm Albin Kurtit si nevojë preventive për intervenim, në krahasim me pagesën e 11 milion eurove për rrymën e serbëve në veri të cilët po pasurohen në mënyrë të kriminalizuar, pra me paratë e qytetarëve të Republikës së Kosovë duke prodhuar kriptovaluta, për të cilat ka dëshmi se një gjë e tillë atje po ndodhë