Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë katër vendimet që mori

Prishtinë | 10 Jan 2025 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një mbledhje elektronike, 242-të me radhë, në të cilin ka miratuar katër pika, raporton Ekonomia Online.

Qeveria në këtë mbledhje, sipas njoftimit ka miratuar kërkesën për dhënien në shfrytëzim të objektit për trajtimin e nënprodukteve shtazore në lokacionin Zona Industriale, Sankoc, Komuna e Gllogocit, Programin për Parandalimin dhe Zvogëlimin e Barrës Administrative 2025-2028 dhe Planin e Veprimit 2025-2026, Programin e Pronësisë Industriale 2025-2027, si dhe Planin e Veprimit 2025-2027 për zbatimin e Strategjisë së Reformës së Administratës Publike 2022-2027.

Të ngjashme