Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime

Prishtinë | 14 Kor 2023 | 22:44 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot, në mënyrë elektronike, mbledhjen e 152-të me radhë, në të cilën u morën dy vendime:

· U miratua vendimi përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës (Sh. A.).

· U miratua kërkesa e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për shpenzimin e mjeteve buxhetore në shumën prej 270,000.00 € (dyqind e shtatëdhjetë mijë euro), me qëllim të mbështetjes financiare për Kolegjin Publik Ndërkombëtar të Biznesit (IBCM).

Të ngjashme