Qeveria mban mbledhje elektronike, vazhdon me shkarkime bordesh

Prishtinë | 14 Qer 2023 | 21:19 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës ka njoftuar në orët e mbrëmjes se ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë disa vendime, përfshirë shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë dhe ka emëruar Bordin e përkohshëm.

Sipas një njoftimi për shtyp, Qeveria e Kosovës ka:

  • Miratuar emrat e kandidatëve, si më poshtë, që do t’i propozohen Kuvendit të Republikës së Kosovës, për pozitat e dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të energjisë:

1.1 Arta Qorolli – Isufi

1.2 Drita Desku

1.3 Adnan Preniqi

1.4 Arjeta Pajaziti – Qerimi

1.5 Kujtim Hoxha

1.6 Naim Sahiti

  • Miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për bartje të së drejtës së shfrytëzimit, nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës, te Ministria e Shëndetësisë me qëllim të ndërtimit të objekteve të Institutit Special në Shtime dhe Qendrës Rehabilituese të Sëmurëve Kronik Psikiatrik në Shtime.
  • Emëruar Bordin e përkohshëm të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Ndërmarrja e Re Energjetike e Kosovës “NKEC”, me këtë përbërje:

1.1. Alban Krasniqi, kryesues

1.2. Elvisa Destanovic, anëtare

1.3. Dhurata Gutaj, anëtare

1.4. Ismet Vrapqani, anëtar

  • Shkarkuar Bordin e Drejtorëve dhe ka emëruar Bordin e përkohshëm të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë Sh. A., me këtë përbërje:

1.1. Izja Mjeku, kryesuese;

1.2. Arlindja Nallbani, anëtare;

1.3. Besnik Aliu, anëtar;

1.4. Valbona Fazliu Xheladini, anëtare;

Të ngjashme