Qeveria mban një minutë heshtje për rreshterin Afrim Bunjaku

Prishtinë | 27 Sht 2023 | 10:30 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës e ka filluar mbledhjen e së mërkurës me një minutë heshtje për rreshterin e vrarë, Afrim Bunjaku, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Albin Kurti nisi mbledhjen e Qeverisë me nderimin e policit të rënë.

“Më lejoni që fillimisht t’ju ftoj për një minutë heshtje në nderim të rreshterit të Policisë së Kosovës, heroit të Republikës, Afrim Bunjaku, që më 24 shtator ra në krye të detyrës në mbrojte të rendit dhe ligjit, shtetit të së drejtës integritetit territorial dhe atdheut”, tha Kurti.

Të ngjashme