Qeveria me grup punues për reformën në drejtësi, s’përjashtohet edhe vettingu

Prishtinë | 22 Kor 2020 | 11:44 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e Grupit Punues për hartimin e modaliteteve dhe skenarëve për çështjet e Reformës në Sistemin e Drejtësisë me qëllim të adresimit të llogaridhënies duke mos e përjashtuar edhe vettingun, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, tha se në këtë grup do të jenë pjesëmarrës të gjithë hisedarët e sistemit të drejtësisë si dhe përfaqësues të BE-së.

“Grupi propozuar është gjithë përfshirës dhe do të jenë të gjithë hisedarët ë sistemit të drejtësisë duke përfshirë edhe partnerët tanë strategjik”.

“Deri në fund të muajit tetor do të përgatisë raportin përfundimtar mbi sistemin e drejtësisë”.

Të ngjashme