Kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka informuar rreth zgjidhjes së statusit të zjarrfikësve, ku tha se ekzekutivi më 24 korrik ka nxjerrë vendim për formimin e komisionit i, cili do të merret me këtë çështje.
Ai bëri të ditur në komision do të trajtohen edhe kërkesat financiare të zjarrfikësve, ngritja e pagave, shërbimet shëndetësore, raporton Ekonomia Online.
“Qeveria më 24 korrik ka nxjerrë vendim për formimin e komisionit për zgjidhjen e statusit të zjarrfikësve. Është adresimi i kërkesave financiare, ngrita e nivelit të pagave, janë shërbimet shëndetësore, janë disa çështje që kanë dalë”, theksoi Haradinaj.