Qeveria ka miratuar strategjinë kombëtare të Kosovës për parandalimin dhe luftimin e ekonomisë joformale, pastrimin e parave, financimin e terrorizmit dhe krimeve financiare për vitet 2019 deri në vitin 2023 dhe planin e veprimit për vitin 2019 deri në vitin 2021, raporton Ekonomia Online.
Gjithashtu në mbledhje u prezantua edhe raporti për funksionimin e Kuvendeve komunale për periudhën janar-mars 2019
Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Adriana Hoxhiq tha se komunat janë të obliguara që ushtrimin e funksioneve të tyre ta zhvillojnë në përputhje me Kushtetutën dhe aktet nënligjore.
“MAPL-ja ka dhënë raporte periodike për funksionimin e komunave të Kosovës, organet e komunës janë të obliguara që ushtrimin e funksioneve të tyre t’i zhvillojnë në përputhje me Kushtetutën dhe aktet nënligjore të Kosovës”, tha Hoxhiq.