Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozimin për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarve që marrin paga nga buxheti i Kosovës.
Sipas këtij vendimi pagat rriten 4 përqind mbi pagën bazë, duke filluar nga 1 janari i vitit 2018, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Financave Bedri Hamza tha se me këtë vendim aprovohet rritja e pagave nga një janari dhe bëhet në përputhje me rritjen ekonomike.
“Kjo rritje prej 4 për qind bëhet në përputhje me rritjen ekonomike dhe është brenda ndarjeve buxhetore”, tha Hamza.