Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shpronësimin e pronave për Zonën Ekonomike në Malishevë, raporton EO
Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, në mbledhjen e qeverisë kërkoi shqyrtimin e propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga themelimi i zonës ekonomike në komunën e Malishevës, zonat kadastarale Banjë, Bellamicë dhe Senik.
“MMPH-ja ka konstatuar përmbushjen e dispozitave ligjore të ligjit për shpronësimin e pronës së paluajtshme dhe për këtë i kërkoj Qeverisë së Republikës së Kosovës që të nxjerrë vendim ekzekutiv me të cilin miratohet vendimi për shqyrtim të mëtejmë të kërkesës për shpronësim të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat prekin nga themelimi i zonës ekonomike në Komunën e Malishevës, zona kadastrale Banjë, Bellamicë dhe Senik të kësaj komune, sipas tabelave të përshkruara nga evidencat kadastrale përkatëse për titullarët e pronave të paluajtshme për pozitën e tyre ne kuadër te projektit dhe sipërfaqja e tyre që në tabelë janë pjesë përbërëse e këtij vendimi”, tha Matoshi.
Si pasoj e kësaj kërkese, të gjithë votuan për miratimin e kërkesës së Matoshit.