Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme parcela nr 10209-9 dhe objekteve administrative, komuna Prishtinë për nevoja të akomodimit të institucioneve shtetërore të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi, tha se departamenti i shpronësimit të MMPH-së ka konstatuar përmbushjen e dispozitave ligjore të Ligjit për shpronësim.
“Departamenti i shpronësimit të MMPH-së pasi ka konstatuar përmbushjen e dispozitave ligjore të Ligjit për shpronësim dhe kërkon nga qeveria të nxjerr vendim për shqyrtimin e kërkesës për pronës së paluajtshme parcela nr 10209-9 dhe objekteve administrative, komuna Prishtinë për nevoja të akomodimit të institucioneve shtetërore të Kosovës”, tha Matoshi.
Qeveria ka miratuar edhe kërkesën për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit Themelimi i Qendrës Përkujtimore për Gjenocidin mbi Shqiptarët “Bllaca 99”, Komuna Hani i Elezit.