Qeveria merr vendim, shtesat e rrezikshmërisë për shtatë kategori në Polici nga nëntori

Prishtinë | 27 Tet 2023 | 15:51 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nga muaji nëntor, shtatë kategori nga Policia e Kosovës do të marrin shtesa e rrezikshmërisë, raporton Ekonomia Online. Sa i përket takimit të së enjtes në Bruksel ai tha se do të fals në konferencën për medie pas mbledhjes së Qeverisë.

Kurti sqaroi se Qeveria ka propozuar që shtesat e rrezikshmërisë për policët të variojnë nga 45 deri në 150 euro, varësisht prej kategorive të tyre. Ai në mbledhjen e Qeverisë tha se shtesat janë propozuar të ndahen për shtatë kategori.

“Pas shqyrtimeve dhe analizave me Ministrinë përkatës si qeveri kemi ardhur deri te propozimi për shtesat e rrezikshmërisë të cilën do ta propozoj para jush. Përfshihen shtatë kategori te pozitave në Policinë e Kosovës të cilat janë subjekt i shtetasve të rrezikshmërisë, shtesat për njësitet elitare, njësia speciale intervenuese, njësia për ndërhyrje të s shpejt dhe njësia për mbrojtje të afërt, janë 150 euro shtesë të pagës bazë, 120 euro shtesë për njësinë speciale operative, K9 dhe njësia për eksploziv dhe demonim”.

“Pjesëtarët e patrullës kufitare do të përfitojnë nga 100 euro në muaj ndërsa pjesëtarët e hetuesisë nga 75 euro shtesë në muaj. Ekipet reaguese dhe patrullat që njëherazi përbëjnë numrin më të madhe t policisë së Kosovës do të marrin nga 60 euro shtesë në muaj, kurse policëve që angazhohen për sigurinë e objekteve dhe menaxhim të operacioneve do të ndahen nga 50 euro dhe 45 euro shtesë të rrezikshmërisë. Kjo zgjidhje merr parasysh situatën e tensionuar në veri të Kosovës dhe do të vazhdoj për sa kohë të jetë e nevojshme”.

Fjalimi i plotë:

I nderuari zëvendëskryeministër, të nderuar ministra dhe zëvendësministra,

Të dashur qytetarë,

Pas shqyrtimeve dhe analizave që kemi bërë me ministritë përkatës, si qeveri kemi ardhur deri te propozimi për shtesat e rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilën do ta prezantoj sot para jush. Në këtë propozim përfshihen gjithsej 7 kategori të pozitave në Policinë e Kosovës, të cilat janë subjekt i shtesave të rrezikshmërisë. Shtesat për njësitë elitare (Njësia Speciale Intervenuese, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësia për Mbrojtje të Afërt), janë nga 150 euro shtesë pagës bazë. 120 euro shtesë për Njësitë Speciale Operative, K-9 dhe njësia për eksplozivët dhe deminim. Pjesëtarët e patrullave kufitare do të përfitojnë nga 100 euro në muaj, ndërsa pjesëtarët e hetuesisë nga 75 euro shtesë në muaj. Ekipet reaguese dhe patrullat, që njëherazi përbëjnë edhe numrin më të madh të Policisë së Kosovës, do të marrin nga 60 euro shtesë në muaj. Kurse, policëve që angazhohen për sigurimin e objekteve dhe ata në menaxhim të operacioneve, do t’ju ndahen nga 50 dhe respektivisht 45 euro shtesë të rrezikshmërisë. Kjo zgjidhje merr parasysh në veçanti situatën e tensionuar në veri të Kosovës dhe do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Në të kaluarën, shtesat jo gjithmonë reflektonin nevojën dhe meritën. Ato rëndom kishin shkaktuar pabarazi në mesin e policëve. Ndërkaq, ky propozimi ynë për kategorizim është bërë në mënyrë të kujdesshme që mos të shtresohen dallimet dhe të mos përsëriten defektet e mëhershme. Dallimi në mes të shtesës më të lartë dhe asaj më të ulët, është përafërsisht 1 me 3, përkatësisht 3 me 1.

Shtesat për rrezikshmëri do të fillojë së aplikuari nga paga e muajit nëntor. Kurse për muajt e deritanishme nga hyrja në fuqi e Ligjit të ri për Paga, shtesat e rrezikshmërisë, siç edhe kemi thënë më herët, do të ndahen në mënyrë retroaktive.

Sot, unë dhe delegacioni qeveritar, jemi kthyer nga Brukseli ku dje gjatë ditës takuam krerët e Bashkimit Evropian, Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, si dhe emisarin e tij, Miroslav Lajcak. Ftesa për këtë takim erdhi pas vizitës në Prishtinë të 5 emisarëve nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 21 tetor.

Iu përgjigjem pozitivisht sepse e konsideruam atë si mundësi të mirë për të kërkuar nga krerët e Bashkimit Evropian më shumë siguri në kufirin e Kosovës me Serbinë, i cili është 381 kilometra i gjatë, më i gjatë se sa kufiri me tri shtete tjera marrë së bashku, pra Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi, por edhe për të diskutuar më tej mbi propozimin e tyre për një paketë më të plotë të zbatimit gjithëpërfshirës të Marrëveshjes Bazike, pjesës integrale të kësaj marrëveshje që është Aneksi i Zbatimit dhe bashkërisht edhe me një draft të propozuar për zbatimin e nenit 7 Marrëveshjes Bazike. Në lidhje me mbarëvajtjen e takimeve tona dje dhe qëndrimet e prezantuara atje, ne kemi dhënë një komunikatë për medie mbrëmë, por edhe sot së bashku me zëvendëskryeministrin Bislimi, do të flasim në konferencën për media pas kësaj mbledhje të Qeverisë.

Të ngjashme