Pas vendimit të Qeverisë për nisjen e zbatimit të mini-schengenit në Ballkan, ka reaguar kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili tha se me këtë lëvizje fillon edhe Jugosllavia e re.
Hoxhaj thotë se Kosova nuk do të trajtohet barabartë në mini-schengenin me vendet e rajonit.
“Kryeministri Albin Kurti ende pa e nisur zyrtarisht dialogun me Serbinë, sot paska marrë vendim për nisjen e zbatimit të mini-shengenit ku Kosova nuk trajtohet e barabartë me vendet e rajonit. Kohë më parë kur ishte në opozitë, këtë nismë rajonale Albini e quante Jugosllavi e re. E pra tani me dorën e tij e nisi Jugosllavinë e re andaj urime Albin!”