Qeveria e Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën u miratua draft koncept dokumenti për fushën e financimit të subjekteve politike.
Me rastin e miratimit të këtij drafti, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se qëllimi kryesor i këtij koncepti, është rritja e transparencës, raporton Ekonomia Online.
Haradinaj tha se edhe pse ky proces është rregulluar me ligj procesi i transparencës është ende problematik.