Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Komunës së Shtimes për dhënien në shfrytëzim të disa pronave të menaxhuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës, raporton Ekonomia Online
Në mbledhjen e Qeverisë, Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se në këto prona parashihet ndërtim i objektit të Komunës, QKMF-së e tregu i gjelbër.
“MAPL konform mandatit të saj propozon kërkesën e parashtruar nga Komuna e Shtimës për dhënien në shfrytëzim afatgjatë për pronat Agjencionit Pyjor në realizimin e projekteve për ndërtimin e objektit të komunës, të tregut të gjelbër dhe ndërtimin e objektit të ri të QKMF-së. Pronat e kërkuara nga Komuna e Shtimes janë të menaxhuara nga Agjencioni Pyjor i Kosovë”, u shpreh Krasniqi.