Qeveria e Kosovës ka vendosur masa të reja për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, raporton Ekonomia Online.
Masat e reja kryesisht lidhen me kushtëzimin që qytetarët të mund të hyjnë në kafe apo klube të natës. Ata nuk do të mund ta bëjnë këtë pa dëshmuar se kanë marrë vaksinën apo kanë test negativ PCR në 72 orët e fundit.
Masat e reja vlejnë nga 20 gushti.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se kanë paraparë që afati i masave të jenë deri me datën 10 shtator.
Ndërsa, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjise dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha duhet të shqyrtohet edhe shtimi i masave nëse situata përkeqësohet.
Ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se për këto masa obligohet policia dhe inspektorati të zbatojnë.