Qeveria miraton ndryshimin e Ligjit për Presidentin

Prishtinë | 04 Maj 2017 | 10:20 | Nga

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për presidentin e Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa sqaroi se nuk flitet për presidentin aktual, pasi është dhënë iniciativa vetëm që të barazohet statusi i presidentit me statusin e bartësve tjerë të pozitave të larta. Sipas tij, kjo i takon edhe ish-presidentëve, pas vitit 2008.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi deklaroi se ky projektligj ka të bëjë me një ndryshim, i cili konsiston që të kemi një legjislacion të barabartë edhe për presidentin e Kosovës, si të ish-zyrtarit të lartë të Kosovës, ngase me ligjin paraprak ka qenë i përjashtuar presidenti i vendit.

Sipas tij, me ketë nen barazohet presidenti i Kosovës, ish-presidenti, ish-kryetari i Kuvendit, kryeministri, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës Supreme dhe Kryeprokurorit të Shtetit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme