Qeveria ka miratuar Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se projektligji definon lidhjet e delegacionit me institucionet tjera.
“Ky projektligj përcakton hierarkinë institucionale. Projektligji definon qartë për lidhjet që mban delegacioni me institucionet tjera shtetërore”, tha ai.
Kliko për të lexuar Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë, të miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë.