Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjet për Prokurorin e Shtetit dhe atë për Prokurorisë së Speciale, raporton Ekonomia Online.
Në mbledhjen e Qeverisë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se miratimin e këtyre Projektligjeve do të ketë funksionim më të mirë të sistemit të drejtësisë.
“Hartimi dhe finalizimi i këtij drafti është bërë në konsultim edhe me shoqërinë civile, po ashtu janë caktuar kompetencat e kryeprokurorit dhe kryeprokurorëve që punojnë në prokuroritë e Kosovës. Gjithashtu është rregulluar edhe funksionimi i zyrës së dhunës që do të funksionojë pranë zyrës së kryeprokurorit të shtetit”, tha ajo.
Gjithashtu Haxhiu kërkoi miratimin e projektligjit për prokurorinë Speciale, duke thënë se projektligji përcakton kompetencat dhe përgjegjësit e PS-së.