Qeveria miraton Projektligjin për Sigurimin Shëndetësor

Prishtinë | 28 Gus 2024 | 11:00 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, të cilin projektligj kryeministri Albin Kurti e cilësoi si të rëndësishëm, duke theksuar se shëndetësia po ndryshohet rrënjësisht, raporton Ekonomia Online.

“Synimi ynë është që të investojmë në shërbime shëndetësore dhe të garantojmë sigurim publik shëndetësor për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe të jetësohet një gjë e tillë me miratimin e projektligjit për sigurimin shëndetësor. Njerëzit në nevojë do të kenë mbrojtje më të mirë sociale, që ndihmon për të zvogëluar si varfërinë, ashtu edhe pabarazinë”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e sqaroi rëndësinë e këtij projektligji, ndërsa i gjithë kabineti e votoi këtë projektligj. Vitia deklaroi se zbatimi i këtij ligji do të jetë një nga sfidat me domethënëse të Qeverisë “Kurti”.

“Me këtë nismë themelohet Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor. Për herë të parë përcaktohen rregullat për listën e barnave të megociushme. Po rregullohen edhe çështjet për mbledhjen e kontributeve nga qytetar për fondin e sigurimeve, këto kontribute do të jenë një nga burimet e rëndësishme të financimit të shëndetësisë në të ardhmen e afërt. Kështu buxheti që ndahet për shëndetësinë do t’i shtohet edhe kontributi i secilit prej nesh nga të hyrat personale. Zbatimi i këtij ligji do të jetë një nga sfidat me domethënëse të qeverisjes sonë”, ka thënë ai.

Të ngjashme