Qeveria miraton strategjinë për drejtësi tranzicionale

Prishtinë | 13 Qer 2024 | 12:16 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të enjten ka miratuar strategjinë për drejtësinë tranzicionale dhe një mori projektligje e marrëveshje për bashkëpunim me shtetet tjera në fusha të ndryshme.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se nisma për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Qeverise së Kosovës dhe Qeverise së Italisë për bashkëpunim në Fushën e Sigurisë synon rritjen e bashkëpunimit me shtetet mike në kuadër të luftimit të krimit.

“Rritja e bashkëpunimit me shtetet mike është me rendësi, e në veçanti në luftimin e krimit, trafikimit, armeve, me këtë marrëveshje synojmë bashkëpunim bilateral duke shkëmbyer informacione strategjike, për ta arritur këtë marrëveshje mundëson fuqizimin dhe bashkëpunimin me kontakte të rregullta, trajtimin e zbutjes se krimit jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë”, tha Sveçla.

Ndërkaq ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se nisma për lidhjen e Marrëveshjes se Grantit në mes të Republikës se Kosovës dhe Asociacionit ka vlerë 25 milionë euro.

“Projekti ka vlerë 25 milionë euro si degë e Bankes Botërore, kemi qenë të angazhuar të sigurojmë edhe fonde shtesë në mënyrë që të rritet ndikimi po sjellim edhe zgjerimin e granteve. Agjencia zvicerane për zhvillim që pritet të ketë vlerë 5.38 milionë dollarë, ka edhe grant në vlerë nga 1 milion euro ku marrëveshja pritet të nënshkruhet së shpejti, duke u përbërë nga programi me tri pjesë”, tha ai.

Ndërkohë, zëvendësministri i Infrastruktures, Jeton Rakaj, tha se shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Qeverise së Kosovës dhe Qeverise së Mbretërisë së Suedisë për Transport Rrugor Ndërkombëtar te Udhëtarëve dhe Mallrave, ka synim rritjen e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave në tregun evropian.

“Qëllimi i kësaj nisme është lidhja e marrëveshjes bilaterales mes Kosovës dhe Sudisë, kjo marrëveshje ka synim krijim të kushteve për lëvizje të qytetarëve dhe mallrave në tregun rajonal dhe evropian, rritje të cilësisë, lidhja e kësaj marrëveshje krijon sfida aktuale që ka vendi jonë për qasje në tregun Eevropian”, tha Rakaj.

Poa shtu në këtë mbledhje u bë shqyrtimi dhe miratimi edhe i shumë projektligjeve dhe dokumenteve tjera, siç ishte Projektligji për Menaxhimin e Resurseve Ujore (MMPHI), Shqyrtimi i Projekt-rregullores për Përcaktimin e Procedurave Efektive për Identifikimin, Raportimin dhe Referimin ndaj Shfrytezimit, Neglizhimit dhe Abuzimit te Femijes si dhe për Mbrojtjen e Femijes ne Situat Rruge (MD) e tjera.

Të ngjashme