Qeveria ndal mikrofonat kur diskutoi shumën e mjeteve për Përfaqësuesen në futboll

Prishtinë | 02 Pri 2019 | 14:48 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, është diskutuar për ndarjen e mjeteve për Kombëtaren e Kosovës në futboll.

Por, derisa është folur për shumën e parave, gjatë mbledhjes janë ndalur së funksionuari mikrofonat, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza, tha këto mjete do të ndahen nga shpenzimet e paparashikuar dhe do të transferohen në MKRS.

“Mjetet ndahen nga shpenzimet e paparashikuara që transferohen në MKRS si kategori për kombëtaren e futbollit”.

Ndërkaq, është bërë e ditur se shuma e ndarë për Kombëtaren e Kosovës në Futboll është 500 mijë euro.

“Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin sipas të cilit ka ndarë 500 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës në Futboll”, thuhet në komunikatë.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/qeveria-emeron-drejtoret-e-bordit-te-trainkos-infrakos-dhe-kompanise-se-menaxhimit-te-mbeturinave/

Të ngjashme