Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të premten që të ndalojë përdorimin e rrjetit social Tik Tok në ambientet e punës në institucionet shtetërore, raporton Ekonomia Online.
Këtë nismë e kishte hedhur si ide Ministria e Punëve të Brendshme. Pas leximit të arsyetimit, Qeveria Kurti me krejt votat pro, e votoi këtë nismë, duke ndaluar qasjen në Tik Tok në ambientet e punës në institucionet e shtetit.