Qeveria ndan 10 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve të funeralit për Dacin

Prishtinë | 02 Jan 2026 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Qeveria në detyrë ka mbajtur mbledhje elektronike të premten. 

Në mbledhje Qeveria ka ndarë 10 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve të funeralit për akademikun Nexhat Daci. 

“Ndarë 10,000.00€ (dhjetë mijë euro), me qëllim të mbështetjes financiare për mbulimin e shpenzimeve të funeralit për veprimtarin e Republikës së Kosovës, Akademik Nexhat Daci”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Të ngjashme