Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati, që rezervat shtetërore të përfshihen në Pakon e Ringjalljes Ekonomike si masa 3.8, raporton Ekonomia Online.
Sipas Murati, kjo po bëhet për shkak të luhatjes së çmimeve në tregjet globale.
Në këtë mbledhje, Qeveria e Kosovës ka përcjellë në Kuvend emrat e kandidatëve për dy anëtarë të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky organ është tepër i rëndësishëm.
Avni Sahiti dhe Fidane Spahija-Gjikolli janë emrat e propozuar për dy anëtarë të KRPP-së.
Sipas kryeministrit Kurti, të dy kandidatët i plotësojnë kriteret.