Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Federatës së Xhudos së Kosovës për mbështetje financiare për realizimin e aktiviteteve sportive me 143 mijë euro, raporton Ekonomia Online.
Gjithashtu është marrë vendim që 39,25 hektarë tokë, që me një vendim të qeverisë të datës 5 mars të këtij viti ishin dhënë në shfrytëzim për qëllime publike, t’i jepet në shfrytëzim GIZ-it gjerman me qëllim të themelimit dhe zhvillimit të Parkut Gjerman Kosovar për Inovacion dhe Trajnim.