Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marr vendim për ndarjen e 30 mijë eurove për dërgimin e veteranëve nëpër qendra mjekësore rehabilituese.
Përfitues të kësaj ndihme do të jenë Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së; Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së dhe Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Vendimin për këto mjete para ministrave të kabinetit qeveritar e paraqiti ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.
“Duke marrë parasysh nevojat e kategorive të dala nga lufta, janë ndarë 30 mijë euro, në tri pjesë për tri kategori, për t’u rehabilituar në banja”, tha ministri Abrashi.
Ndërsa, me kërkesë të zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi, 10 mijë euro tjera u ndanë për personat me nevoja të veçanta.