Qeveria ndan 4 200 € për mbulimin e shpenzimeve për transportin e kufomës së argjentinases së vrarë në Fushë-Kosovë

Prishtinë | 13 Sht 2023 | 11:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

4 200 euro ka ndarë Qeveria e Kosovës për dërgimin në vendlindje të kufomës së argjentinases së vrarë në Fushë-Kosovë, Maria Clara Urdangaray, raporton Ekonomia Online.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka thënë se kjo shumë është ndarë për shkak se familja e të ndjerës ka kërkuar mbështetje financiare për transportimin e kufomës.

“Me datë 1 shator avokatja e familjes për shkak të vështirësisë financiare të familjes ka kërkuar mbështetje financiare për transportimin e kufomës së gruas argjentinase e cila ka humbur jetën javë më parë”, ka thënë Qorrolli.

Të ngjashme