Qeveria ndan 50 mijë euro për familjen e Afrim Bunjakut

Prishtinë | 27 Sht 2023 | 10:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e së mërkurës ka ndarë 50 mijë euro për mbështetjen e familjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku i vrarë në krye të detyrës të dielën në veri, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Albin Kurti tha se kjo shumë ndahet për t’i dalë në ndihmë familjes së rreshterit.

“Është obligim i yni që kemi përballë vetëmohimit të Afrimit që ne sadopak ta përmbushim me atë që kemi e mundemi. Do të aprovojmë vendimin për ndarjen për 50 mijë euro për t’i dalë në ndihmë familjes së Afrimit”.

Ministri i Financave Hekuran Murati tha se Qeveria çdo herë do të jetë pranë familjes.

Fillimisht kabineti qeveritar ka mbajtur një minutë heshtjen në nderim të Bunjakut.

Të ngjashme