Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin që të mbulojë shpenzimet për shërimin e Aritë Sylejmani, raporton Ekonomia Online.
Shqyrtimi i shpenzimeve për shërimin e Sylejmanit u bë në mbledhjen e kabinetit qeveritar.
“Bazuar në kërkesën e lartcekur do të ndajmë vlerë prej 50 mijë euro nga kategoria e shpenzimeve rezervë”, u shpreh kryeministri Ramush Haradinaj.