Qeveria ndan mbi 2.8 milionë euro për kompensimin e dëmeve në bujqësi

| 13 Dhj 2022 | 11:54 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 2 milionë euro për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në sektorin e bujqësisë në periudhën janar-nëntor të vitit 2022, si pasojë e motit të ligë, raporton Ekonomia Online.

Vendimi është marrë në mbledhjen e ekzekutivit këtë të martë dhe ka të bëjë me kompensimin e dëmeve në sektorin e bujqësisë, të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, siç janë: erërat e forta, breshëri, vërshimet, përmbytjet dhe ngricat.

Mbi 2.8 milionë Euro është shuma e mjeteve të ndara për kompensimin e dëmeve për bujqit vendor të cilët pësuan nga fatkeqësitë natyrore në aktivitetin bujqësor të tyre.

“Gjatë këtij viti fermerët janë përballur me mot të ligë që ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorin e bujqësisë. Për kompensimin e dëmeve në vlerë prej 2 milionë e 826 mijë e 464 euro, do të përfitojnë fermerët e 22 komunave të prekura, ndërsa vlera totale e kompensimit të këtyre dëmeve do të jetë 82 për qind e vlerës totale të kërkuar nga fermerët”, tha Peci.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të mbuloj 82% të dëmeve në bujqësi për 22 komuna të vendit të cilat raportuan në Komisionin për shqyrtimin e raporteve për dëmet që u janë shkaktuar në komunën përkatëse.

Kompensim të dëmeve në vlerë totale prej 2.826.464,05 Euro do të përfitojnë fermerët nga komuna e Deçanit, Drenasit, Ferizajt, Gjakovës, Gjilanit, Istogut, Junikut, Kamenicës, Leposaviqit, Lipjanit, Malishevës, Mitrovicës, Novobërdës, Komuna e Obiliqit, Pejës, Podujevës, Prishtinës, Rahovecit, Shtimes, Skenderajt, e Vitisë dhe komuna e Vushtrrisë.

Të ngjashme