Qeveria ka marrë vendim për plotësim-ndryshimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, raporton Ekonomia Online.
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, para kabinetit qeveritar ka prezantuar ndryshimet e bëra.
Hoxha është fokusuar vetëm në rekomandimet kryesore për Zyrën e Kryeministrit, Ministria e Administratës Publike, Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia, Ministria e Financave, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Punës dhe Ministria e Arsimit, Ministria e Zhvillimin Ekonomik, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, duke mos u ndalur në rekomandime teknike por vetëm në ato më të rëndësishmet.
“Konsideroj që iniciativa e sotme për shqyrtimin e planit aksional është shumë e qëlluar. Gjate ditëve në vijim, MIE do të ftoj takimin e ardhshëm të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, si dhe do te diskutoj gjeturat e Raportit ne kuadër strukturave te brendshme për integrim Evropian”, theksoi Ministrja Hoxha, duke shtuar se një numër i madh i rekomandimeve do të adresohet përmes zbatimit të Programit për MSA dhe Agjendës Evropiane të Reformave.
“Ka nevojë për plotësim ndryshim për të modifikuar për fushën e punëve të brendshme, do ndryshohet nga kontrata e binjakëzimit me një grant me një departament qeveritar”.
“Të gjitha dispozitat do mbesin të njëjta, ky ndryshim plotësim është përkrahur edhe nga BE-ja”.
“Ministria e Integrimit do të bëj monitorimin dhe raportimin e rregullt për zbatimin e programit dhe ERA-s. Këtë vit edhe në kuadër të mbështetjes direkte buxhetore, jemi zotuar se do të arrijmë shkallën e zbatimit të Programit prej 60%. Ne si Ministri e Integrimit, jemi të bindur që kjo do të arrihet, por sidoqoftë, do të sigurohemi që të bëhet monitorimi i rregullt dhe në çdo rast do t’ju informoj për progresin në zbatimin e Programit”, theksoi ministrja Hoxha.