Nga Qeveria në detyrë janë shprehur “të gatshëm” për të ndihmuar Mbretërinë e Bashkuar në rast të kërkimit të “qendrave të kthimit” për emigrantë të refuzuar nga MB.
Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, për REL-in ka thënë se “dëshirojmë të ndihmojmë Mbretërinë e Bashkuar, mikun, partnerin dhe aleatin tonë, si dhe qeverinë e saj Laburiste”.
“Besojmë se është e drejtë të themi se mund të fillojmë diskutimet mbi këtë temë, por të gjitha institucionet tona shtetërore duhet të përfshihen dhe më pas vendimi do të varet nga rekomandimet e tyre. Shumë pyetje do të kenë nevojë për përgjigje paraprakisht”, tha Kryeziu.