Qeveria në detyrë e Kosovës ndau 500 mijë euro mbështetje humanitare për popullin palestinez në Gaza

Prishtinë | 01 Gus 2025 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se Qeveria e Kosovës është thellësisht e shqetësuar për situatën dhe dënon fuqishëm sulmet që shkaktojnë viktima civile, raporton Ekonomia Online.

“Më lejoni që të shprehim shqetësimin e thellë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për krizën humanitare në Gaza. Sikurse kemi bërë edhe në të kaluarën, ne i dënojmë sulmet që rezultojnë me vdekje dhe lëndim të civilëve, veçanërisht të fëmijëve, të cilët po përballen me pasoja të rënda pavarësisht faktit që nuk kanë asnjë përgjegjësi mbi konfliktin dhe situatën. Qeveria jonë tashmë ka ndarë gjysmë milioni euro nga buxheti i saj si mbështetje për popullin palestinez në Gaza”, tha Kurti.

Të ngjashme